Chelsea e dëshiron dyshen e Barcelonës
Publikuar:
(10.08.2022 18:40:41)

Pierre Emerick Aubameyang dhe Frenkie de Jong – janë objektivat e Chelseat.
Dyshja e Barcelonës pëlqehen shumë nga Thomas Tuchel dhe sipas shumë mediave angleze dhe spanjolle – skuadra londineze do bëjë oferta zyrtare për ta.
Aubameyang e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me katalunasit.
Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.
Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë
Në anën tjetër, De Jong ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.
Frenkie u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com