Policia jep detaje për zjarrin në Deçan

Një zjarr i madh ka kapluar një shtëpi në fshatin Drenoc në Komunën e Deçanit mbrëmjen e djeshme.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin e saj 24- të orësh ka dhënë detaje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e Policisë.
Shqip.com ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë lidhur me rastin.
Në një prononcim për Shqip.com, pronari i shtëpisë ka thënë se dëme në njerëz nuk ka.
“Nuk ka persona të lënduar, kulmi i shtëpisë është djegur nga një kabëlli i rrymës. Zjarrfikësit dhe Policia kanë ardhur me kohë, dëmet materiale janë të mëdha”, ka thënë pronari i shtëpisë.
Rasti tashmë është në procedurë hetimore./Shqip.com