Vdes një person në Prishtinë, dyshohet se u lëndua sa ishte duke punuar në pyll
Publikuar:
(02.08.2022 14:39:29)

Një person ka vdekur në Prishtinë, i cili dyshohet që si pasojë e lëndimeve të marrura në pyll.
Përmes një njoftimi të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ishte lënduar sa ishte duke punuar në pyll.
“Raportohet se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa ishte duke punuar në pyll”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, PK-ja njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes./Shqip.com