“Trekëndëshi i Bermudave” – Pseudonimi i ri i mesfushorëve të Real Madridit
Publikuar:
(31.07.2022 17:11:21)

Tre mesfushorët me eksperiencë vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së “Mbretërve”.
Me teknik të lartë kundërshtarët nuk kanë mundësi të fitojnë topin në shumë raste.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u ka vendosur një pseudonim të ri Luka Modricit, Toni Kroosit dhe Casemiros.
Ancelotti nga tani e tutje do t’i drejtohet superyjeve të mesfushës si “Trekëndëshi i Bermudave”, pasi që topi humbet kur ata janë në fushë.

“I thërras Casemiron, Kroosin e Modricin – Trekëndëshi i Bermudave, pasi aty topi zhduket”, tha ai.
Pavarësisht moshës së tre futbollistëve nuk ka shenja që tregojnë se karriera e tyre mund të jetë drejt fundit./Shqip.com