Lajme

Jep dorëheqje kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Lokale Publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij të hënën.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar vetë Llapashtica, duke treguar që arsyet e dorëheqjes së tij janë personale.

“Po kam dhënë dorëheqje, për arsye personale, po mendoj që kam jep maksimumin në atë pozitë dy vite e tetë muaj”, tha ai.

Ndërmarrja komunale të hyrat e saj i siguron kryesisht nga pishina e Gërmisë gjatë sezonit veror.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme është shkarkuar edhe Hajdar Hoxha nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Lexo edhe:
(DOKUMENT) Shkarkohet kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha

Theksojmë se javën e kaluar, Policia kishte kryer bastisje në NPB.

Bastisja u krye për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.