Lajme

(DOKUMENT) Shkarkohet kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha

NPB

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha është shkarkuar nga kjo pozitë.

Kështu ka bërë të ditur asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Leutrim Retkoceri njëkohësisht aksionar në NPB.

“Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar mes tjerash Retkoceri në Facebook.

Vendimi për shkarkimin e Hajdar Hoxhës

Theksojmë se javën e kaluar, Policia kishte kryer bastisje në NPB.

Bastisja u krye për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.

ëtë bastisje, NPB-ja e ka konsideruar që ka pasur shkelje ligjore..

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media e ka quajtur anti-ligjor dhe politik procesin e bastisjes së policisë, pasi thotë se për një orë gjatë këtij aksioni janë fikur kamerat e sigurisë në NPB./Shqip.com