Lajme

Stafi arsimor duhet të vaksinohet ose të dëshmojnë testin negativ

Ilustrim

Nga 13 shtatori, kur pritet të fillojë viti i ri shkollor, stafi në shkollat publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, janë të obliguar të vaksinohen kundër Coronavirusit, të dëshmojnë se janë negativ në testin për COVID-19, ose se e kanë kaluar në gjashtë muajt e fundit.

Kështu ka marrë vendim Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ku ndër të tjera janë miratuar masat e reja kundër Coronavirusit, të cilat hyjnë në fuqi nesër, 29 gusht.

Lexo edhe:
Miratohen masat e reja antiCOVID – Kthehet ora policore, shkurtohet orari i gastronomisë

Pika e 22 e vendimit thotë “nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4”.

Lexo edhe:
Zyrtare: Shtyhet viti i ri shkollor

Pra, sipas vendimit, atyre u kërkohet të posedojë dëshminë e vaksinimit, atë të rezultatit negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se e kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, apo edhe me test antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Sipas masave të marra, shkollat janë të obliguara të caktojnë një person për t’i kontrolluar këto dëshmi./SHQIP.com

Image
Image