Lajme

Haxhiu për Projekligjin për Konfisikimin e Pasurisë: Do të jemi pranë grupit punues që të ju ndihmojmë

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e mirëpret votimin në parim të Projekligjit për Konfisikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu këtë e tha nëpërmjet një konference për media.

“Projektligji për byronë shtetërore ne kemi mirëpritur që kuvendi e ka miratuar në lexim të parë këtë projektligj. Secili rekomandim duhet të adresohet dhe shndërrohet në amendament. Një projektligj që miratohet duhet të jenë në linjë me standardet e evropiane”, deklaroi Haxhiu.

Sa i përket votës abstenuese të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, tha se e mirëpret qëndrimin e tij.

“Sa i përket votës abstenuese të Kryetarit të Kuvendit, ai e ka sqaruar pozicionin e tij në Kuvendin e Republikës, e mirëpresim pozicionin e tij sepse ai ka qenë autoritetin siç jeni në dijeni, ai e ka dërguar si kryetar Kuvendi projektligjin për Byronë në Komisionin e Venecias,  Prandaj ai ka sqaruar se derisa komisioni për legjislacion t’i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias do ta mbajë atë qëndrim. Ai nuk është kundër Projektligjit për Byronë”.

Tutje, Haxhiu u zotua se të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen dhe shndërrohen në amendament.

Lexo edhe:
Miratohet Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca dhe Kica abstenojnë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë projektligj e kanë votuar pro 61 deputete dhe 58 të tjerë kundër si dhe tre nga ata abstenuan.

“61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. 58 vota janë për, tre deputetë kanë abstenuar, kështu që konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ky i fundit bashkë më deputetja Doarsa Kica abstenuan.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se “jemi të gatshëm të vazhdojë procesi i konsultimeve me të gjitha partitë”.

“Është e domosdoshme që të kemi sa më shumë konsultime. Byroja Shtetërore dhe vettingu në sistemin e drejtësisë nuk janë e njëjta gjë”, tha ai.

Opozita kundërshtoi dhe kërkoi që ky projektligj, të cilin e konsiderojnë kundërkushtetues, të mos hedhet në votim.

Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën verifikim e pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë./Shqip.com