Sport Ndërkombëtar

Juventus gjen menjëherë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Skuadra italiane, Juventus nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, transmeton Shqip.com.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë arritur marrëveshje me Evertonin mbi transferimin e Moise Kean në Torino.

Për sulmuesin italian, kjo pritet të jetë aventura e tij e tretë më Juventusin, ndërsa herën e fundit kur ishte aktivizuar me ta kishte qenë edicioni 2018/19.

Moise Kean

21-vjeçari pritet të mbërrijë gjatë së shtunës në Torino për të pasur rolin e protagonistit tek Juventusi i Allegrit.

Kean ishte i huazuar tek Paris Saint-Germain nga skuadra angleze, Everton, por skuadra nga Liverpool nuk ka ndërmend ta mbajë lojtarin në skuadër dhe do ta huazojë te Juventusi.

Me ardhjen e sulmuesit italian, nuk pritet të mbarojë me kaq edhe merkato e “Bianconerëve”, pasi ata janë duke monitoruar Gianlucka Scamaccan e Sassuolos dhe ish-kapitenin e Interit, tashmë i padëshiruar te PSG, Mauro Icardi./Shqip.com