Lajme

Qeveria angazhon edhe 422 profesionistë shëndetësorë shtesë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën ka miratuar kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për angazhimin e 422 profesionistëve shëndetësorë shtesë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.

Kryeministri Albin Kurti, para ministrave të tij tha se në mesin e tyre do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.

Ministri i Financave, Hekurat Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

Sipas tij, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro.

Një javë me parë, qeveria ka angazhuar edhe një mijë e 116 punonjës shëndetësorë shtesë për nevoja të menaxhimit të pandemisë. Ministria e Financave për ta ka ndarë tre milionë euro./SHQIP.com