MINT publikon çmimet tavan, dizeli dhe benzina lirohen për 2 cent kurse gazi për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i dizelit dhe benzinës është liruar për 2 cent nga dje, kurse, gazi për 1 cent.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 22/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.
Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.
Lexo edhe:
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani e kishte quajtur “kalkulim të gabuar”, përcaktimin e marzhës së fitmit nga ana e MINT-it./Shqip.com