Lëndohet një foshnje dy muajshe në Korçë, i bie dritarja sipër

Një foshnje dy muajshe ka pësuar lëndime nga rrëzimi i një dritareje në banesën ku po jetonte së bashku me familjen e saj në Korçë.
Siç raporton Abc News, foshnjën në spital e kanë dërguar prindërit e saj.
Kurse, në raportin e Policisë së Shqipërisë thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.
“Korçë – Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë të siguruar nga Abc News.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 21:35 si dhe grupet hetimore janë duke merrur për zbardhjen e plotë të rastit./Shqip.com