Fabregas – çdo ditë e më afër Series B
Publikuar:
(19.07.2022 15:51:18)

Është 35 vjeçar – ama karrierën do ta vazhdojë larg nga nivelet më të larta të futbollit.
Cesc Fabregas është afër transferimit te Como, skuadër që garon në Serie B.
Dhe kjo lëvizje e tij – është vetëm çështje kohe.
Gjeniu i mesfushës ka një karrierë të pasur – si në nivel ekipi ashtu edhe me kombëtare.
Ai është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh.
Së fundmi – Cesc ishte pjesë e Monacos./Shqip.com