Dukagjini i siguron shërbimet e futbollistit ukrainas
Publikuar:
(19.07.2022 12:29:42)

KF Dukagjini po vazhdon të jetë aktiv në këtë merkato të verës.
Skuadra nga Klina është përforcuar me futbollistin ukrainas, Vlaydyslav Khumutov.
Një kareketeristikë e rrallë e Kuhumov është luan si mesfushor ofanziv dhe si qendër sulmues.
Paraprakisht, ai ishte pjesë e skuadrës sllovake – Samorin, teksa ka 24 vjet në supe.
Për skuadrën e udhëhequr nga Armend Dallku – ky ishte transferimi i dytë – në dy ditët e fundit.
Sepse, paraprakisht ka siguruar shërbimet e portierit – Granit Buqinca nga Feronikeli.
Ndërsa, nga huazimi është rikthyer Rinor Kuçi.
Dukagjini e mbylli kampionatin e kaluar në vendin e shtatë, me 50 pikë të grumbulluara – duke e siguruar biletën për qëndrim në Superligë pa barazh./Shqip.com