Shqip.com mëson detaje tjera mbi transferimin e Gentrit Salihut drejt Portos

Pasi kompletoi transferimin e tij drejt Portos nga Besa e Pejës, Shqip.com mëson detaje tjera mbi transferimin e Gentrit Salihut drejt skuadrës portugeze.
Salihu fillimisht është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje drejt skuadrës portugeze, çka lë të nënkuptohet se ai mund të rikthihet sërish tek Besa pas një sezoni të kaluar në Portugali.
18-vjeçari nuk do të luaj për ekipin e parë të Portos, por për atë të të rinjëve të kësaj skuadre, Porto U19.
Lorik Aliu ishte ndërmjetësues i transferimit të mesfushorit kosovar te skuadra portugeze, gjithashtu me ndihmën e agjensisë “ALF Sports”.
Gentriti këtë sezon do të ketë mundësi të luaj edhe në Ligën e Kampionëve për të rinjë, pasi skuadra e re e Salihut është rreshtuar në një grup së bashku me Liverpool, Atletico Madrid dhe AC Milan.
Gentrit Salihu ishte pjesë e Besës së Pejës, skuadër në të cilën arriti të shënoi dy gola edicionin e kaluar.
Derisa nga ana tjetër, Porto ende nuk ka dhënë detaje tjera mbi marrëveshjen e tyre me mesfushorin e talentuar kosovar./Shqip.com