Lajme

Minxhozi: Plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit janë më të frekuentuarat nga qytetarët e Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit janë më të frekuentuarat nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Në një intervistë për Kosovapress, Mixhozi është shprehur se baza e turizmit në Shqipëri është Kosova.

“Baza e turizmit në Shqipëri është Kosova, pastaj vjen Maqedonia. Dua të shprehem se që nga viti në vit ka rritje të numrit të pushuesve në Velipojë dhe Shëngjin, ku 70% janë nga Kosova” ka thënë Minxhozi.

Ai ka folur edhe për lehtësirat në pikën kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kjo ndikon shumë në fundjavë. Ka vizitorë që shkojnë vetëm për një drekë në ambientet e Shqipërisë e po ashtu ka qytetarë nga Shqipëria që zgjedhin të vizitojnë ndonjë hapësire turistike malore në Kosovë”.

Minxhozi, ka folur edhe për marrëveshjen midis Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për pranimin e studentëve në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas Minxhozit, kjo marrëveshje do të krijojë mundësi që të ketë një bashkim real në mes dy vendeve./Shqip.com