Sport Shqiptar Sipas, Sekretarit të Federatës së PingPongut edhe Federata Evropiane ka kërkuar që të plotësohen kushtet e Serbisë

Luta: Serbia kërkoi që Kosova të marrim pjesë pa simbole shtetërore

Serbia vazhdon të pengojë pjesëmarrjen e atletëve kosovar në gara Evropiane.

Së fundi shteti fqinjë nuk ka lejuar që pingpongistët e marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd.

Lexo edhe:
Serbia pengon pjesëmarrjen e pingpongistëve në Kampionatin Evropian U-21

Sekretari i Federatës së PingPongut, Fadil Luta, për Shqip.com ka treguar arsyen pse ata nuk u lejuan të marrin pjesë.

“Serbia ka kërkuar nga ne që të heqim emrin e Kosovës nga fanellat, që të mos paraqitemi me emrin e shtetit dhe të shkojmë vetëm me emrin e federatës. Edhe Federata Evropiane çuditërisht ka thënë se të shkojmë me kushte e bëra nga Serbia dhe ne nuk kemi pranuar të shkojmë”, tha ai.

Luta shtoi se Federata tashmë ka bërë ankesë dhe është duke pritur përgjigje.

“Kemi bërë një ankesë në bordin e apelit të Federatës Evropiane dhe jemi në pritje të përgjigjes, por ende nuk kemi marr asnjë përgjigje”.

Kampionati Evropian ka filluar më nëntë korrik dhe do të zgjas deri me datën 19, por Federata nuk ka mundur ta bëjë publike mos lejimin e pjesëmarrjes për shkak të ankesës./Shqip.com