Sport Shqiptar

Serbia pengon pjesëmarrjen e pingpongistëve në Kampionatin Evropian U-21

Serbia vazhdon të pengojë pjesëmarrjen e atletëve kosovar në gara Evropiane.

Së fundi Serbia nuk ka lejuar që pingpongistët e marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd.

Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës, ku kanë shkruar se shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme.

“Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë. KOK shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që kjo po ndodh, pasi disa muaj më herët edhe boksierët nuk u lejuan të marrin pjesë./Shqip.com