Policia jep detaje për shoqërimin e tre personave në stacionin policor në Gjakovë, konfiskohet një pistoletë
Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Nëna Tereza” në Gjakovë ka ndodhur një aksident midis dy veturave.
Mirëpo, në këtë aksident Policia e Kosovës shoqëroi në stacionin policor në Gjakovë , tre persona.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Për njoftimin tuaj ka edhe të arrestuar. Në stacionin policor janë shoqëruar disa persona” ka thënë Elezaj për Shqip.com
Lidhur më këtë, gjatë ditës së sotme Policia ka dhënë edhe detaje tjera.
“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete” thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur më këtë rast është konfiskuar edhe një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com