Çeku mban konferencë për media, flet për qëndrimet e organizatës “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 14:00, pritet të mbajë konferencë për media.
Në këtë konferencë ai pritet të flasë për qëndrimet e organizatës “Euroa Nostra” lidhur për Manastirin e Deçanit.
Kosova po kërkon kërkim falje dhe kompensim nga organizata “Europa Nostra”, për dëmin që i ka shkaktuar vendit me futjen e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë.
Edhe Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Evropa Nostra e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.
Në emisionin RTK Prime, Aliu tha se kjo ka ndodhur për shkak të vendimi që është publikuar nga Evropa Nostra si pas të cilit Manastiri i Deçanit po rrezikohej nga elemente ekstremiste ku përmendej edhe organizata e ISIS-it./Shqip.com