Aksidentohen dy vetura në Gjakovë, lëndohet një person, shoqërohen disa persona në Polici
Publikuar:
(15.07.2022 21:51:50)
Në rrugën “Nëna Tereza” në Gjakovë ka ndodhur një aksident midis dy vetura.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Në rrugën “Nëna Tereza” para disa minutave ka pasur një konflikt mes disa personave, pas një aksidenti” ka thënë fillimisht Elezaj
Ai ka shtuar se në këtë aksident ka edhe persona të arrestuar.
“Për njoftimin tuaj ka edhe të arrestuar. Në stacionin policor janë shoqëruar disa persona” ka thënë Elezaj për Shqip.com
Këto janë detajet të cilat mund t’ju konfirmojë deri më tani ka thënë më tutje Elezaj./Shqip.com