Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet nga Besa e Pejës te Porto
Publikuar:
(27.08.2021 19:08:05)

Mesfushori 18-vjeçar, Gentrit Salihu ka kompletuar transferimin e tij nga Besa e Pejës te skuadra portugeze, Porto, përcjell Shqip.com.
Vetë klubi portugez ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit përmes rrjetit social “Facebook”.
Salihu gjatë vitit të kaluar ishte pjesë e skuadrës nga Peja, Besa.
Edicionin e kaluar, 18-vjeçari zhvilloi 29 paraqitje me skuadrën pejane, ku edhe arriti të shënoi dy gola.
Porto ende nuk ka dhënë detaje tjera mbi kohëzgjatjen e marrëveshjes me mesfushorin e talentuar kosovar./Shqip.com