Gashi ironizon Kurtin për qëndrimin e gjatë në Greqi: Tek je rrezit mirë, bravo

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka marr pjesë dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili që disa ditë ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Greqi.
Ai që në momentet e para ka filluar që të ironizohet nga opozita.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i tha se ai është rrezitë mirë.
“Tek je rrezit mirë, bravo”, dëgjohet të ketë thënë Gashi nga ulësja e Kuvendit.
Ndryshe, kryeministri Kurti kishte udhëtuar për në Greqi që nga data 5 korrik me ftesë të organizatorëve të dy konferencave, atë të “The Economist” dhe “Simpoziumit Symi”.
Ai është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të përballet me problemet e qytetarëve në Kosovë.
Në lidhje më këtë ëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është deklaruar rreth qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, në Athinë të Greqisë.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook, shkruan thotë se shpenzimet e Kurtit gjatë pjesëmarrjes në dy konferencat “The Economist” dhe atë të Simpoziumit Symi, mbulohen nga organizatori.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit”.
Atje, kryeministri i vendit ka takuar edhe emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter kishte thënë se ata u fokusuan në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog.