Kryetarja e Gjykatës më 8 shtator viziton Mitrovicën e Veriut, kjo është arsyeja

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova si dhe Administratorja, Fidelma Donlon, më 8 shtator do të vizitojnë veriun e Mitrovicës, njofton Shqip.com.
Sipas njoftimit të DHSK, ato do të mbajnë një veprimtari komunikimi si dhe ndërgjegjësimi lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara.
Bëhet e ditur se ky takim shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së, raporton KP.
Po ashtu, duke pasur parasysh rregullat kundër përhapjes së COVID-19, Trendafilova dhe Donlon janë duke shikuar për shfytëzimin e mundësive të para për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët. /Shqip.com