Lajme

Dyshimet për helmime, dalin rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Han të Elezit

Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga mostrat e ujit të marra në Gorancë të Hanit të Elezit rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes.

Po ashtu, në njoftimin e IKShPK-së, thuhet se analizat bakteriologjike janë duke u punuar, kurse mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.

“Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 122 persona me shenja të helmimit, të gjithë janë nga fshati Gorancë, kurse numri total deri me datë 12.07. 2022 ka arritur në 240 persona. Në të njejtën kohë u plotësuan 6 anketa epidemiologjike. Simptomet të cilat kanë dominuar janë: ethe, barkqitje, mundim, vjellje. Të gjithë pacientë janë trajtuar në mënyrë ambulantore”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e MSH-së në Han të Elezit
Lexo edhe:
Mbi 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji në Han të Elezit

240 qytetarët të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohej të ketë ardhur nga uji i pijes.

Ndryshe me një situatë të tillë ishte përballur edhe Komuna e Deçanit në korrik të vitit 2021, ku mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë.

Lexo edhe:
A po përsëritet rasti i Deçanit? – Gjithçka që dihet deri më tani për helmimin në Han të Elezit

Ndërsa, komuna e Deçanit kishte shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijes.

Pas analizave të bëra në ujin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” janë gjetur disa baktere.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”./SHQIP.com