Ballkani – Zalgris – ndeshja shkon në vazhdime
Publikuar:
(12.07.2022 19:57:51)
Nuk ka gola as pas 90 minutave lojë.
FC Ballkani ka barazuar 0-0 në udhëtim te Zalgrisi dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.
Skuadra nga Suhareka pati një mundësi të mirë me Ermal Krasniqin, por ai gaboi në situatë 1-1 me portierin kundërshtar.
Në anën tjetër edhe vendasit patën mundësi të mira, ama gardiani shqiptar Stivi Frashëri ishte në vend.
Nëse – as pas vazhdimeve nuk do të ketë fitues, atëherë do të duhet penaltitët për ta përcaktuar fituesin.
Takimi i parë në stadiumin “Fadik Vokrri” kishte përfunduar me rezultat 1-1.