Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi i lejuar për dizel është 1.75 për litër, ndërsa ai për benzinë 1.69 për litër.
Si dhe, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.



Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.
Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale./Shqip.com