Babai i Marigona Osmanit: Në qoftë se Marigona do të jepte shenjë unë do ta kisha zgjidhur problemin, kur e pash foton ma mirë të më kishin vrarë

Në gusht të vitin të kaluar Marigona Osmani nga Ferizaj ndërroi jetë. I akuzuar për këtë vrasje sipas gjykatës është Dardan Krivaça.
Lidhur më këtë ngjarje ka folur edhe babi i Marigona Osmanit, Muhabi Osmani.
Sipas Muhabi Osmanit, Marigona së bashku me Dardan Krivaqën kanë qëndruar në Shëngjin 2 javë dhe pastaj janë kthyer në Kosovë.
Ai thotë se në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për të ishte hera e parë që e shihte, sepse nuk e kishte njohur më parë.
E ndjera Marigona, i kishte thënë babait se gjithçka ishte në rregull.
“Unë e kam pyetur për shëndetin, sepse ajo ishte e dobët por ajo më thoshte që jam mirë, nuk na ka dhënë shenjë, sepse nëse do të kishte dhënë një shenjë unë do ta kisha zgjidhur menjëherë atë problem.”, ka thënë Osmani gjatë një interviste në RTV Dukagjini.
Ai po ashtu ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se Marigona kishte ndërruar jetë.
“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta dhënka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë më një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër”, ka thënë më tutje Osmani.
Babai i Marigonës shpreson që drejtësia të vihet në vend./Shqip.com