Lajme

Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Krivaqës më thoshte kam lidhje të forta në Kosovë e Shqipëri

Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.

Babai i Marigona Osmanit ka folur përsëri për vrasjen e vajzës së saj nga ana e Dardan Krivaqa.

Në një interivstë për RTVDukagjini, Muhabi Osmani ka thënë se Marigona ka qenë një vajzë e qetë, e urtë e sjellshme që kishte pasion artin dhe aktrimin.

“Ajo ka qenë vajza ime e parë, intelegjente dhe e dashur për familje por na ndodhi siç na ndodhi. Ajo është rritur në kushte të mira sepse kemi një biznes familjar, ka qenë e urtë, nuk ka sjellë probleme, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Kishte shoqe në lagje, shkollë, ka qenë më së shumti në familje një vajzë e cila ka dëgjuar, nuk na ka kundërshtuar, ka qenë vajzë e qetë, e urtë, e sjellshme”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për takimin e parë që ka pasur me të akuzuarin Dardan Krivaça.

Takimin e parë me Krivaqën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar. Gjatë këtij takimi, Muhabi Osmanit, Krivaqa i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm.

“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.

Muhabi Osmani, ka theksuar takimi me nënën e Krivaqës, i ishte dukur i çuditshëm. Kjo për faktin se e njëjta kishte treguar histori të mëparshme të Dadanit, kanosjes së tij me policin, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar.

E ëma e Krivaqës, i kishte thënë Muhabi Osmanit që kishte lidhje të forta në Kosovë./Shqip.com