Besimtarët myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Publikuar:
(09.07.2022 07:34:11)

Shumë besimtarë myslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjen e tyre.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.

Kjo festë disa ditore, e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët, shkruan abcnews.
Simbolika e kësaj feste është prerja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë./Shqip.com