Lajme

Video: Qyetarët flasin për përgatitjet për Festën e Bajramit

Të shtunën, besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit. Ata po i bëjnë përgatitjet e fundit për ta shënuar festën.

Besimtarët vizitojnë të afërmit për të uruar, ndërsa shërbejnë torta e bakllava.

Por, a kanë kohë të mjaftueshme për t’i përgatitur ato në dinamikën e sotme, apo obligohen t’i blejnë të gatshme?

Lidhur me këtë festë një qytetar nga Prishtina thotë se ëmbëlsirat e gatuara në shtëpi ndryshojnë nga ato në shitore.

“Nuk është si gatimi në shtëpi e si gatimi në shitore. Na për Bajram nuk kemi numër të caktuara të tortave të cilat servohen për Bajram, kjo varet sa është familja e madhe”, ka thënë ai.

Një tjetër banore e Prishtinës, ka thënë se këtë Bajram ajo ka përgatitur vetëm një ëmbëlsirë.

“Po kemi gatuar për këtë Bajram, për sivjet kemi vendosur të gatuajmë një ëmbëlsirë”, ka thënë ajo.

Falja e namazit do të bëhet në ora 5:43.

Në pelegrinazhin vjetor të Haxhit, nga Kosova po marrin pjesë 741 besimtarë.

Ketë vit, në mesin e tyre është edhe haxhiu më i ri kosovar, Zylfiu. Ai është 12 vjeçar nga Dragashi./Shqip.com