Nis grumbullimi i qytetarëve në shesh: Blindohet kryeministria, forca të shumta policore përreth godinës
Ka filluar të grumbullohen njerëzit të cilët u janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën e organizuar.
Mirëpo pak minuta para se të fillojë protesta, kryeministria është blinduar nga forcat e shumta të Policisë Shqiptare, raporton ABCNews.
Edi Rama momentalisht sipas raportimeve nuk ndodhet në Tiranë. Ai po qëndron aktualisht në qytetin e Vlorës.
Ndërsa organizatori i kësaj protesta, Sali Berisha para pak minutave ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në oborr ai është pritur me ovacione dhe thirrje të shumta nga qindra simpatizantë që janë grumbulluar për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se është e drejtë e qytetarëve protesta por tubimi duhet të jetë paqësor.
Siç raporton ABC News, para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta./Shqip.com