Vuçiq: Kurti ik nga takimet, nuk ma ndien për mesazhet e Radojçiqit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është e vërtetë që një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është caktuar.
Sipas tij, është Kurti ai që po ikën nga takimet.
“S’është e vërtetë. Nuk më ka pyetur askush. Nuk iki unë nga ndonjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet. Unë nuk ik”, ka thënë Vuçiq në Ivanjicë, kur është pyetur për raportimet se një takimi mes liderëve për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan “RTV”.
I pyetur për videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, presidenti serb ka thënë se nuk ia ndien për mesazhin e tij.
“Nuk më intereson për mesazhin, pyeteni atë. Ata thonë se u paraqit në Leposaviq dhe se u kthye. Epo, ai jeton në Kosovë e Metohi, çka ka që të diskutohet”, ka thënë Vuçiq.

Kush është Milan Radoiçiq?
Milan Radoiçiqit është nënkryetar i Listës Serbe. Kjo parti ka numëron dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Radoiçiq ka pasur një fletëarrest nën dyshimet se kishte qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Megjithatë, ai urdhërarrest ishte tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.
Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Theksojmë se në takimin e mbajtur më 22 mars nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, krah tij u pa edhe i kërkuari nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për korrupsion, Millan Radojçiq.
Radojçiq ishte arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.
Policia kishte thënë se arratisja e tij ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.
“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë./Shqip.com