Lajme

Kurti në Greqi: Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe Procesi i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe Procesi i Berlinit.

Ai, në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga Greqia ka thënë se kjo zgjidhje për Ballkanin Perëndimor është një fillim i ri nga aleatët.

” Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe unë kam besim të madh në udhëheqjen e tij. Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelari Scholz në Berlin ne mund të rishikojmë lidhjen transatlantike”, tha Kurti.

Kurti po ashtu përmendi qëndrimin neutral të Serbisë karshi sanksioneve ndaj Rusisë.

“Për sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor, fatkeqësisht rrethanat i kemi kur një shteti i Ballkanit Perëndimor nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Federatës Ruse, fqinjit ynë verior, Serbia. Ata kanë marrëdhënie shumë të ngushta për sa i përket ekonomisë, ushtrisë, kulturës, etj, e kështu me radhë”.

Lexo edhe:
Kurti merr pjesë në Tryezën e Rrubullakët të Greqisë me temën për stabilitetin në rajon

Krahas Kurti, të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë./Shqip.com