Lajme

Kurti merr pjesë në Tryezën e Rrubullakët të Greqisë me temën për stabilitetin në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Greqinë.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, gjatë qëndrimit në Greqi, Kurti do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të ndryshëm.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm”

Kurti merr pjesë në panelin me temën “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”.

Krahas Kurtit, të ftuar në panel janë edhe Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Paneli do të drejtohet nga Joan Hoey, drejtor për Evropë në “The Economist Intelligence Unit” si dhe redaktori “The Democracy Index”.

Kjo tryezë është e 26 me radhë organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian./Shqip.com