Policia amerikane arreston të dyshuarin për të shtënat e 4 korrikut
Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar pasi të hënën gjashtë persona u vranë në të shtënat masive në paradën të Ditës së Pavarësisë në Highland Park të Illinois.
I dyshuari që u ndalua nga policia është Robert E Crimo III (i treti), 22 vjeç, raporton BBC.
Personi i armatosur ishte ngjitur në një çati, duke qëlluar rastësisht mbi spektatorët me një përdorur një pushkë me fuqi të lartë.
Kjo është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në – ka pasur një në çdo javë të vitit 2022.
Presidenti Joe Biden tha se ishte “i tronditur” nga dhuna.
Z. Crimo u arrestua pas një gjuetie njerëzore. Ai u referua si një “person me interes” në të shtënat e së hënës, por pas arrestimit të tij, policia tha se besonte se ai ishte përgjegjës.
Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër të dyshuarit Crimo dhe nuk ka të dhëna për ndonjë motiv.
Firmat e mediave sociale pezulluan llogaritë që me sa duket i përkisnin z. Crimo, i cili postonte video rap nën një pseudonim.
Përndryshe, sulmi në Highland Park vjen vetëm një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork. /Shqip.com