Lajme Botë

(Video)Çikago: Gjashtë të vdekur dhe 16 të shtruar në spital nga të shtënat në paradën e Ditës së Pavarësisë

(Foto: Reuters)

Pesë persona janë qëlluar për vdekje në paradën e Ditës së Pavarësisë së 4 korrikut pranë qytetit amerikan të Çikagos, raporton Chicago Sun-Times.

Ngjarja në Highland Park, një periferi e Çikagos, u ndërpre papritur rreth 10 minuta pasi filloi, kur u dëgjuan disa të shtëna.

Autoritetet e qytetit e përshkruan incidentin si “aktiv” dhe thanë se 16 persona ishin shtruar gjithashtu në spital.

Një gazetar pa pesë njerëz me gjak mbi ta, sipas gazetës Chicago Sun-Times.

Banori vendas, Miles Zaremski tha për Chicago Sun-Times: “Dëgjova 20 deri në 25 të shtëna, të cilat ishin të njëpasnjëshme. Kështu që nuk mund të ishte thjesht një pistoletë apo një armë gjahu.”

Kurse, kryebashkiaku i Parkut Highland tha se festivali ishte anuluar dhe u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën në qendër të qytetit. /Shqip.com