Depay mund të largohet nga Barcelona
Publikuar:
(04.07.2022 12:46:05)

Zbarkoi në “Camp Nou” në vitin 2021, por mund të largohet në këtë merkato të verës.
Memphis Depay nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Barcelonë.
Sipas Mundo Deportivos – sulmuesi holandez nuk ka vend në ekip – nëse Barça arrin marrëveshje me Raphinhan dhe e zgjat kontratën e Dembeles.

Depay pati një sezon me ulje dhe ngritje të formës, por e mbylli atë si golashënuesi më i mirë i katalunasve.
Ai realizoi 12-të herë në 28 ndeshje të zhvilluara, teksa regjistroi edhe dy asistime.
Vlera e tij në tregun e transferimeve konsiderohet të jetë 35 milionë euro – sipas “Transfermarkt”./Shqip.com