Ekskluzive: Granit Begolli afër marrëveshjes me Feronikelin
Granit Begolli është afër të emërohet trajner i FC Feronikelit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai – për Shqip.com.
“Po jemi afër të arrijmë një marrëveshje me Niklin. Jemi duke bisedu, ende nuk ka asgjë zyrtare, besoj që deri të martën do të qartësohet gjithçka”.

Teksa, i pyetur se “cilat do jenë obkejtivat e klubit nga Drenasi, nëse ai e merr timonin”, Begolli u përgjigj: Nëse emërohem trajner do të ketë përforcime me futbollistë të njohur. Dhe natyrisht se do e synojmë rikthimin në Superligë”.
Begolli – së fundi ishte trajner i FC Lirisë, skuadër e cila humbi në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.
Teksa, aventurën e parë në ulësen e trajnerit e pati te Vëllaznimi – në Gjakovë, ku rezultat nuk i munguan, por për shkak të kushteve financiare i ndau rrugët me ta.
Në anën tjetër, Feronikeli e mbylli sezonin në vendin e fundit dhe për shkak të krizës financiare – klubi u paraqit me juniorë në gjysmën e sezonit./Shqip.com