“Wimbeldoni u gëzua sot”

Wimbeldoni po zhvillohet edhe pa Roger Federer – për të herë të parë pas 23 viteve.
Por, tetë herë kampioni i ka bërë një vizitë qendrës së kësaj gare, me rastin e shënimit të 100 vjetorit.
Federer, i cili nuk do të luajë këtë vit për shkak të një dëmtimi në gju, tha se shpresonte të luante në arenën e famshme ” edhe një herë” në të ardhmen.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu me të gjithë kampionët e tjerë”, tha 40-vjeçari Federer.
“Kam pasur fatin të luaj shumë ndeshje në këtë fushë. Më ka dhënë fitoret e mia më të mëdha dhe humbjet e mia më të mëdha, dhe shpresoj se mund të kthehem këtu edhe një herë”, shtoi ai.
Ky organizim u shoqërua edhe me muzikë, ku Sir Cliff Richard dhe këngëtarja britanike Freya Ridings performuan para turmës, të dielën e parë të planifikuar të mesit të turneut, dhe pati paraqitje të ftuar nga një mori fytyrash të famshme.
Teksa, Martina Navratilova, e cila mban rekordin e Wimbledon-it me gjithsej nëntë tituj, shkroi në Tëitter se ishte “e mërzitur” që duhej të humbiste festën pasi rezultoi positive me COVID-19.
Të pranishëm në Wimbledon të dielën ishin edhe heronjtë e Covid-it në NHS dhe kujdestarët social, së bashku me refugjatët nga Ukraina, Afganistani dhe Siria që janë vendosur në Merton dhe Wandsworth.