Trajneri i Shqipërisë përleshet me gjyqtarët në Lojërat Mesdhetare
Publikuar:
(03.07.2022 10:23:09)

Peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj, në provë e tretë ngriti peshën prej 149 kg, të cilën ai arriti ta mbaj lart, raporton Top Channel.
Por, këtë provë fillimisht trupa e gjyqtarëve e konsideruan të parregullt, gjë e cila solli tension nga te i gjithë deleacioni i Shqipërisë.
Me vendimin e gjyqtarëve për Qerimaj, nuk u pajtuan presidentit të federatës Elez Gjoza dhe trajneri i tij Sokol Bishanaku.
Por presionit nga përfaqësuesit shqiptar gjyqtari u detyrua ta anuloj vendimin dhe ta quaj të vlefshme provën e tij.
Me këtë provë Qerimaj fitoi medaljen e argjendtë për në stilin e shkëputjes.
Por, pas kësaj ai është shkëputur nga stërvitja dhe nuk do të marrë pjesë në stilin e shtytjes./Shqip.com