Peticionet pa efekt në Kosovë, institucionet nuk përfillin qytetarët

Peticionet e organizuara nga qytetarët nuk po përfillen nga institucionet
Shumicën e raste qytetarët kanë organizuar peticione mirëpo që ato nuk janë përfillur nga ana e institucioneve.
Peticioni i fundit që është iniciuar nga ana e qytetarëve është për Projektligji për Trustin.
Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.
Kështu ka bërë të ditur organizatori i këtij peticioni, Adnan Jashari në një prononcim për SHQIP.com, ku ka thënë se deri të martën pritet të arrihen 20 mijë nënshkrime.
“Deri të martën do të vazhdojë ky proces pasi ka shumë kërkesa për të nënshkruar edhe në disa komuna, si dhe ka shumë qytetarë që kanë mbledhur edhe nënshkrime dhe po presim me i sjellë deri të martën që mund të shkojnë deri në 20 mijë.
Ai tha se ky peticion do të dorëzohet pas mbylljes së procedurave menjëherë në Kuvend.
Analistët në vend, thonë se peticionet asnjëherë nuk janë marrë për bazë nga vendimmarrësit.
Gazmir Raci, ka kërkuar që kërkesat e qytetarëve të zgjidhen në Kuvend, dhe se për peticionet thotë se po jenë të paefektshme. Raci e përmend mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve kundër Asociacionit. Kjo dosje qytetare me 100 mijë firma kishte kaluar edhe në seancë plenare, por nuk ishte votuar.
Bekim Kabashi kritikon politikën që nuk po i merr për bazë kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
E duke folur për iniciativën e fundit të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Kabashi e vlerëson si të duhur. Ai ka kërkuar që një gjë e tillë të lejohet dhe të mbetët në diskrecionin e qytetarëve nëse duan apo jo t’i tërheqin ato mjete./Shqip.com