Sport Shqiptar

Bajoku i sjell një tjetër medalje Kosovës

Boksieri kosovar, Shpejtim Bajoku ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Për Kosovën kjo do të jetë medalja e tret në këto gara.

Ai në çerekfinale të kategorisë deri 63 kilogramë mposhti boksierin nga Egjipti, Amen Essam, me vlerësim të gjyqtarëve.

Tani Bajoku do të përballet me Algjerianin, Abdelly, të enjten për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Sot garoi edhe Bashkim Bajoku, i cili u mposht në çerekfinale.

Kujtojmë që medalje për Kosovën fituan Distria Krasniqi, që morri medaljen e artë dhe Falka Loxha që rrëmbeu të bronztën./Shqip.com