Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 78.4
Ministria e Arsimit, ka bërë publike rezultatet e Provimit të Maturës.
Sipas njoftimit kalueshmëria sivjet ishte 78.4 %.
Po ashtu është bërë e ditur se Provimit të Maturës sivjet i janë nënshtruar 22 mijë nxënës në të gjithë vendin.
“Rezultatet e publikuara të Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin, tregojnë se kalueshmëria këtë vit është 78.43 përqind”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t
Gjithashtu sipas njoftimi është bërë e ditur edhe për kalueshmërinë në lëndët që nxënësit u janë nënshtruar testimit.
Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është: Gjuhë Shqipe – 63.8, Gjuhë Angleze – 59.3, Matematikë – 42.6, Fizikë – 52.1, Kimi – 52.3, Biologji – 55.1, Informatikë – 56.3, Gjeografi – 47.4, Histori – 42.2,Sociologji – 39.8, Psikologji – 39.6,Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8, Edukatë qytetarë – 42.4,Histori e artit – 37.4,Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2,Gjuhë Boshnjake – 59.8 dhe Gjuhë turke – 48.2.
Për shkak të rregullave të testimit në ditën e testit janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi thuhet më tutje në njoftim.
Për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022./Shqip.com