Fiorentina është një hap larg Luka Jovic

Sulmuesi i Real Madridit do ketë mundësinë ta rimarrë veten në Serie A.
Pas një aventure aspak të kënaqshme, klubi spanjoll është i gatshëm ta lë Luka Jovic të largohet.
Megjithatë, ‘ikja’ e tij do të zgjasë vetëm një sezon, raporton Fabrizio Romano.
Fiorentina are one step away from signing Luka Jović. The agreement is now close with Real Madrid on loan until June 2023 with salary shared. 🟣 #transfers
Fiorentina are confident to complete the deal soon to schedule medicals in the next days. @SkySport pic.twitter.com/ltknWwjwQP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 28, 2022
Marrëveshja përfshin transferim në formë huazimi, deri në qershor të vitit 2023.
Sipas gazetarit, Fiorentina beson se janë në rrugë të mirë dhe presin që në ditët në vijim të kryhen edhe tekstet mjeksore.
Kurse, paga e lojtarit do të paguhet nga të dyja klubet.
Serbi 24-vjeçar zbarkoi në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2019, pas një edicioni fantastik me Eintracht Frankfurtin.

Por, krejt e kundërta ndodhi me autorin e 40 golave në Bundesliga, pasi nuk fitoi besimin e trajnerëve të ndryshëm të Madridit.
Përndryshe, kontrata e Jovic skadon në vitin 2026, kurse vlera e tij në treg aktualisht qëndron në 16 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com