Rozë

“Personi që po telefononi nuk përgjigjet”, Bora Zemani nis pushimet dhe “bën lëmsh” rrjetin

Bora Zemani

Bora Zemani tashmë ka filluar pushimet verore.

Bashkë më të është edhe djali i saj, Arbori i cili është pranë moderatorës në çdo pushim të saj.

Ajo nuk ka ngurruar që të ndajë foto nga ditët e saj relaksuese, ku shihet e veshur e gjitha në të zezë dhe me një kapele verore.

Ajo i ka shoqëruar këto foto me një mesazh, i cili ka ngjallur diskutime.

“Personi qe po telefononi për momentin nuk mund te përgjigjet! Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit… beeep!”, ka shkruar moderatorja.

Kaq ka mjaftuar, edhe ndjekësit kanë nisur të aludojnë se i dedikohet Donaldit, i cili ndodhet në Tiranë duke u marrë me emisionin “Më lërë të flas”.

Ndryshe, dyshja është përfolur se janë ribashkuar, shkak është bërë një fotografi ku dyshja janë kapur bashkë duke bërë blerje të rrobave në Milano./SHQIP.com