Lista Serbe po e shqyrton mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Lista Serbe do ta shqyrtojë mundësinë e mos pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kjo pasi deputetit serb Ivan Todosijeviçit i është konfirmuar dënimi nga drejtësia në Kosovë, vendim të cilin kjo parti e cilëson “të montuar”.
Për pjesëmarrjen në zgjedhje nga Lista Serbe thonë se do të shkojnë të konsultohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, raporton KosovoOnline, transmeton Shqip.com.
“Duke sjell në mendje që Prishtina në vazhdimësi shkel marrëveshjet e Brukselit në dëm të serbëve, të cilat janë pranuar nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveccani, si garantues të të drejtave të serbëve, e në bazë të të cilave janë mbajtur zgjedhje”, thuhet në kumtesë.
Sipas Listës Serbe, dita e sotme “është e zezë” për drejtësinë në Kosovë.
Mendojnë se Prishtina po vepron kundër serbëve të Kosovës.
Ditë më parë Lista Serbe e kishte marrë bekimin e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhjet e 17 tetorit. /Shqip.com