Incident në Kuvend e Maqedonisë së Veriut, kryetari i komisionit hedh sende në drejtim të deputetëve

Një incident ka ndodhur në Kuvend e Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve për agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane (KEP).
Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.
Kjo shihet në videon të cilën në Facebook e ka shpërndarë deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Levkov, ndërsa partia e ka shpërndarë me një koment të shkurtër, raporton Novamk.
“Kështu sillet kryetari i KEP-it! Poshtërim, dhunë dhe fyerje në Parlament! Maqedonia në vend të Europës u bë një perëndim i egër me “kaubojët” në pushtet!”, thuhet në reagim nga VMRO-DPMNE.