Sport Ndërkombëtar

Matt Turner i bashkohet Arsenalit

Matt Turner

Matt Turner edhe zyrtarisht është pjesë e Arsenalit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi londinez përmes një njoftimi – në Facebook.

“Portieri Matt Turner na është bashkuar me një kontratë afatgjatë nga skuadra e MLS Neë England Revolution”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reprezentuesi 28-vjeçar i SHBA-së ka bërë 18 paraqitje për vendin e tij që nga debutimi i tij ndërkombëtar në janar 2021.

Turner nuk pritet të jetë startues në portën e “gunners” – por një përforcim për bankën rezervë.

Për gardianin amerikan kjo lëvizje është një ngritje e madhe në karrierë – pas pesë viteve të kaluara në vendlindje./Shqip.com