Antikorrupsioni: Nëse vërtetohet se Shkreta ka mbajtur ‘cash’ nga viti i kaluar, ka shkelje

Mund të konsiderohet shkelje në qoftë se një deputet ka mbajtur para kesh të pa raportuara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj agjencie për Shqip.com, Yll Buleshkaj.
“Raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga deputeti, e mbulon periudhën kohore 1 janar-31 dhjetor 2021, ndërsa ngjarja qe ju keni përmendur ka ndodhur në fund të qershorit 2022, rrjedhimisht krahasimi mund te mos jetë i drejt. Raportimi për pasurinë gjatë vitit 2022, të hyrat të tjera bëhen në vitin 2023. Në rast që mund të vërtetohet që të hollat janë mbajtur cash nga viti i kaluar, dhe nuk janë raportuar, mund të konsiderohet shkelje”, ka thënë ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka njoftuar se me 23 qershor 2022, disa persona të panjohura kanë plaçkitur banesën e tij.
Shkreta ka treguar se në këtë rast i janë vjedhur 50 mijë euro./Shqip.com